ITALI

Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmë në zonën e Firences. Sipas mediave vendase, të arrestuarit janë të moshave 25 dhe 33 vjeç.

Ata u ndaluan pas një aksioni kundër lëndëve narkotike, ndërsa karabinierët konstatuan se shqiptarët mbanin një sasi droge prej 8 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.

Veprimet e shqiptarit 25-vjeçar, i cili po drejtonte makinën tip ‘Fiat Punto’ ka bërë që të shtohen dyshimet tek autoritetet të cilat më pas gjetën të fshehur sasinë e drogës në një pjesë të makinës.

Albanese
Albanese

Kontrollet nuk mbaruan këtu. Ata vijuan edhe në shtëpinë e 33-vjeçarit shqiptar teksa u vërtetua se ai e kishte kthyer shtëpinë një laborator herione. Pas heroinës, u sekuestruan edhe pajisjet të cilat shërbenin për ndarjen e sasisë në doza të vogla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb