Policia e Dibrës ka arrestuar 2 shtetas, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Blutë e Dibrës kanë vënë në pranga dy 32-vjeçarë, mbi të cilët bien akuza për vrasje në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim bie në prangat e Policisë.

Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës

Në vijim  të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, nga Strukturat e DVP Dibër në bashkëpunim me DVP Tiranë,  u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim:

M.T, 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i  Policisë  Bulqizë,  pasi me datë 16.06.2019,  në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.T,  për motive të dobëta,  kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit  B.D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb