Policia italiane ka vënë në pranga biznesmenin dhe sipërmarrësin shqiptar, Gëzim Sallaku së bashku me vëllezërit Taulant, Gazmir dhe Isuf Sallaku me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Pas kontrolleve në një garazh, autoritetet italiane gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale edhe 3  pistoleta si dhe materiale të tjera të paligjshme. Gjetja dhe zbulimi i tyre ka ardhur pas një operacioni në provincën e Breshës, teksa janë vënë në pranga edhe 22 persona të tjerë, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në trafikim droge, raporton “BalkanWeb”.

Gëzim Sallaku ka në pronësi  shoqërinë sportive “Darfu Calcio”, teksa në ushtrimin e këtij aktiviteti ai është akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, shmangie taksash, evazion fiskal si dhe falsifikim dokumentesh.  Pas dyshimeve të forta si i përfshirë në këtë aktivitet, Sallaku u arrestua menjëherë dhe autoritetet vendosën sekuestrimin e pasurisë.

Capture
Capture

Gjykata italiane vendosi të heqë masën e sekuestrimit të pasurive, pasi nuk kishte siguruar dot prova që të implikonin biznesmenin shqiptar në aktivitete e mësipërme.

Mbiemri Sallaku është bërë tashmë i njohur për policinë italiane. Ditë më parë, një tjetër i afërm i vëllezërve Sallaku u arrestua me një 1 kg kokainë të pastër,  ndërsa bashkë me të në pranga përfunduan edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb