GREQI

Gjatë një aksioni të zhvilluar sot nga  policia greke janë gjetur dhe sekuestruar 30 kg drogë të llojit marijuanë, ndërsa janë arrestuar një shqiptar dhe një greke. Operacioni është zhvilluar në aksin Korinth-Athinë.

Brenda një makine, e cila po vinte nga kufiri greko-shqiptar u gjetën dhe u sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuane.  Po gjatë këtij aksioni janë bllokuar edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se një pranga kanë përfunduar një shqiptar 45-vjeç dhe një shtetase greke 53-vjeçare.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuane që vinte nga Shqipëria.

51438010 992361244298259 6642890414799978496 N
51438010 992361244298259 6642890414799978496 N

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: