GREQI- Policia greke ndoqi nje mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi ate ne Janine, ndersa nga kontrolli u gjeten dhe sekuestruan 2 çanta me 35 kg 433 gram marijuanë.

Ne pranga ka rënë një  grek 61-vjec, i cili rezulton person ne kërkim, i dënuar me 2 vjet e 7 muaj burg dhe 1000 euro gjobë për mashtrim dhe falsifikim.

8638865f 5ddb 4dc7 8fcc 1fa555e92e3b
8638865f 5ddb 4dc7 8fcc 1fa555e92e3b

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: