GREQI- Policia greke ka kapur 41 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar. Droga sipas mediave greke u kap në fshatin Ladhohori të Igumenicës. Mësohet se është ndaluar një mjet që drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar.

Mjeti vinte nga kufiri i gjelbër dhe kishte marrë drejtimin Igumenicë-Prevezë. Në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 35 pako me 41 kg 730 gram marijuanë ndërsa nga kontrolli personal, të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan 17.8 gram cannabis sativa dhe 1 celular.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: