Një sasi prej 53 kg marijuanë është ndaluar sot në kufirin greko-shqiptar. Lënda narkotike është kapur në Negradha, Janinë, ndërsa policia greke njofton se ka vënë në pranga edhe tre trafikantët shqiptarë, dy 29-vjeçarë dhe një 32-vjeçar.

Raportohet se shqiptarët e arrestuar kishin transportuar më parë nga kufiri i gjelbër 35 pako me 53 kg marijuanë, të ndara në çanta, që u gjetën më pas në një makinë të braktisur disa kilometra më tutje.

Kujtojmë që prej fillimit të këtij viti, policia greke ka sekuestruar rreth 4.6 tonë marijuanë, që vinte nga Shqipëria.

Whatsapp Image 2019 06 23 At 14.20.12
Whatsapp Image 2019 06 23 At 14.20.12

+

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb