GREQI

Një sasi droge prej 77 kg e llojit marijuanë është kapur sot në kufirin greko-shqiptar.


Sasia e lëndës narkotike u bllokua në aksin rrugor Kozani-Janinë.  Për këtë është ndaluar një makinë që drejtohej nga një 48-vjeçar grek, i cili u arrestua.


51650022 1947505052014663 1517083492347805696 N
51650022 1947505052014663 1517083492347805696 N

Brenda në mjet u gjeten dhe u sekuestruan 12 pako me 76 kg 900 gram marijuane, 1 pistoletë Browning me një krehër me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.


(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb