Marina meksikane njoftoi dje, të premten, sekuestrimin në Paqësor të 8.3 tonëve drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në një operacion në det.
Vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), tha Marina në një deklaratë, pa specifikuar llojin e drogës.
“Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar, nuk ka asnjë precedent të këtyre përmasave më parë”, thuhet në deklaratë.
Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán, në bregun perëndimor të Meksikës.
Gjatë operacionit, Marina arrestoi gjashtë varka – pesë me motorë jashtë dhe një gjysmë zhytëse rreth 15 metra të gjatë – si dhe 23 persona.
Kapja më e madhe e drogës në historinë e Meksikës, 23 ton kokainë kolumbiane, u bë në nëntor 2007.
Për dekada, Meksika ka qenë një qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që shumë kartele po luftojnë për ta kontrolluar.
Shteti i Michoacan-it, në brigjet e të cilit ndodhi konfiskimi, është skena e konflikteve të pandërprera midis bandave kriminale, mes të cilave karteli i fuqishëm i Gjeneratës së Re të Jalisco-s.