ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë i kanë shpëtuar policisë, pasi në mbrëmjen e djeshme, ata kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një gjykatësi.

Sipas mediave fqinje, të arrestuarit janë të moshave 41-vjeçare dhe 27-vjeçare me iniciale, E.K dhe J.H. Sipas raportimeve, në momentin kur shqiptarët kanë hyrë në shtëpi, asnjë nga familjarët e gjykatësit nuk ishte aty.

Një makinë policore i mbante nën vëzhgim, e cila menjëherë ka mbërritur në vendin ku po kryhej vjedhja, aksion i cili përfundoi edhe me kapjen e dy shqiptarëve. 41-vjeçari  kryesonte grupin, ndërsa ai ishte i akuzuar për vjedhje të tjera në këtë zonë.

Policia ka dyshime të forta se dy shpatarët dhe dy të arratisurit veprojnë si bandë vjedhjesh  në zonën e Reggio, në Italinë Veriore. Ndërkohë raportohet se gjatë natës së mbrëmshme, pikërisht në këtë zonë, ka patur 4 raste vjedhjesh.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb