GREQI- Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke, pasi po transportonin 188 kg marijuanë dhe 1 kg hashash cokollatë. Ndalimi i tyre është bërë i mundur në kufirin greko-shqiptar, gjatë operacionit të policisë në Sulopuli, Igumenicë.

Dy shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, u kapë nga policia greke në një zonë pyjore policia, teksa po transportonin drogën me disa çanta.

Policia sekuestroi 188 kg e 256 gramë marijuanë dhe 1 kg e 52 gramë hashash i llojit cokollatë. Atyre iu gjetën dhe 520 euro dhe 2 celularë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: