Policia italiane e Vareses arrestoi shtetasin shqiptar, M. R, 26 vjeç, me precedentë penalë dhe shtetasin italian D. S, 24 vjeç, gjithashtu me precendentë dhe banues në Angli, dhe ka sekuestruar rreth 2 kg kokainë dhe rreth 100 gram hashash.

Policia italiane ka ndjekur një makinë, e cila shkoi në një ndërtesë në qytet ku hipi një i ri shqiptar tashmë i njohur për të kaluarën e tij në rrethet e drogës. Në këtë moment makina e vogël u ndalua dhe pas kontrolleve fillestare, u gjet një kuti metalike e fshehur mirë që përmbante disa dhjetëra doza kokaine dhe para të gatshme që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës. Nga kontrollet e mëpasshme të shtëpive u gjetën afërsisht 2 kilogramë kokainë, pjesa më e madhe e së cilës ende nuk ishte zbërthyer, si dhe rreth 100 gramë hashash, telefona dhe dokumente të ndryshme që vërtetojnë aktivitetin e trafikut të drogës.

Të dy subjektet u arrestuan dhe u cuan në burgun lokal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: