GJERMANI– Policia gjermane ka ndaluar në kufi 4 shqiptarë të cilin udhëtonin me autobusin që vinte nga Austria, pasi janë kapur me dokumente false.

Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin dokumente false, ndërsa janë kthyer përsëri në Austri dhe nuk janë lejuar të hynë në Gjermani. Policia gjermane ka shtuar masat e kontrollit pas valës së refugjatëve, sidomos në kufijtë me Austrinë dhe Italinë, ku një numër i refugjatëve kanë hyrë në vitet e fundit, shkruan “allgaeuhit.de”.

Në vazhdën e këtyre aksioneve të enjten në Lindau u kontrolluan 12 emigrantë, të cilët kishin probleme me dokumentacionin dhe tentonin të hynin nga Austria në Gjermani.

Në linjën e autobusit Turin-Munih janë ndalur emigrantë nga Shqipëria, Pakistani, Iraku dhe vendet tjera afrikane. 4 shqiptarë janë kthyer përsëri në Austri dhe nuk janë lejuar të hyjnë të territorin gjerman, kurse ndaj disave policia ka vendosur edhe gjoba prej 650 euro.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: