ITALI

Dy shqiptarë kanë përfunduar sot në pranga në Bolzano të Italisë.  Sipas mediave italiane, pas kontrolleve të ushtruara autoritetet gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila raportohet mbi 1 kg, njofton ANSA.

Droga u zbulua nga qentë antidrogë të Guardia di Finanza. Gjatë kontrollit të imtësishëm, dy shqiptarëve iu gjetën edhe një sasi eurosh.

Ndërkohë vijojnë hetimet dhe kontrollet për kapjen e personave problematikë në disa zona të Italisë, ndërsa identiteti i dy 24-vjeçarëve shqiptarë nuk bëhet me dije.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb