TIRANË

Eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka shkuar në ambientet e spitalit të Traumës, ku ka vizituar sekretarin organizativ të selisë blu,  Sahit Dollapi, i cili u dhunua dje nga Policia në protestën e opozitës.

Sipas Çlirim Gjatës, sekretari Dollapi vijon të qëndrojë i shtrirë dhe  nuk lëvizë dot për shkak të lëndimeve që mori dje në pjesën e gjurit dhe të shpatullës.


Ai tha se Sahit Dollapi tentoi t’i ikte policisë pasi kishte dëgjuar urdhrin të dhënë për FNSH-në: “Kapeni  dhe mbyteni”.


“Dollapi ka dëmtim të gjurit dhe shpatullës. Qëndron i shtrirë se nuk lëviz dot. Ka kohë që vuan si nga gjuri dhe nga këmba që do ta operojë. Policia ushtroi dje terror ndaj qytetarëve. Ka mbytur me gaz qytetarët pa shkak. Sahit Dollapi ishte personi ky që ndaloi turmën të mos përplasej me policinë duke ndalur dhunën ndaj uniformave blu. Dollapi vrapoi sepse dëgjoi urdhrin kapeni mbyteni që u bëhej policëve të FNSH nga drejtuesit e tyre.Reagimi i policisë pasi zoti dollapi hoqi kundra gazin dhe e njohën. Gjata protesta vazhdon u kemi dalë borxhit Ramës që njerëzit nuk mund të menaxhohen pasi janë të irrituar nga kjo qeveri”-tha ai, raporton gazetari Erjon Skëndaj.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb