Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elis Spiropali i është drejtuar opozitës në Kuvend me tone të ashpra.

Ajo e ka quajtur opozitën një “tumor gënjeshtar”, ndërsa shtoi se gjithçka që ndodhi sot në Kuvend ishte e parashikuar.

“Ju jeni ushtria e turpit të opozitarëve pa ide, pa atdhe. Vini këtu bllokoni foltoren, fyeni…unë mund t’ju tregoj vetëm rregulloren, me të parën tërhiqet vëmendja, pastaj nxirreni jashtë kësaj salle për prishje të rendit këtu. Ose ndryshe kalojmë në votim, e mbyllim këtë seancë derisa ata të mësojnë të sillen. Kaq ishte e parashikuar kjo që bëtë dhe përmendni nga RAI3 e me radhë. Nuk është hera e parë. Mund të kujtoni DeJavu me Bild në 2019 Flamur, kur dogjët mandatet… Nuk donit të kuptonit as atëherë, as tani kur kishte filluar dimri juaj. Sot keni RAI3, doni të nisni revolucionin në gotën tuaj të thyer. E keni shumë të shkurtër dorën, më të shkurtër se gjuhët tuaja. Doni të dëmtoni vendin. Dorën mund ta përdorni për t’u kapuir secili për flokësh me njëri-tjetrin, kë përzini nga grupi, kë rifusni në grup me Sali Berishën, nga dëshpërimi për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë dhe Italisë. Dilni jashtë dhe shtoni numrin e protestuesve jashtë, Flamur, sepse këtu jeni shumë pak. Këtë ua them me dashamirësinë e një njeriu që sot kërkon të vijojë seancën normalisht. Nëse nuk doni të vijojë seanca, mund ta mbyllim dhe të kalojmë në votim, si ta mendoni, si të doni. Ai që vrau në Elbasan, më vjen keq Gaz, nuk është se është duke u hetuar… Mund të thoni ç’të doni. Sot jeni të dëshpëruar dhe më të dëshpëruar do të jeni”, tha ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: