FIER
Policia e Fierit ka arritur të vërë në pranga një 62-vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e pacientëve e të moshuarve në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve zyrtare, pas një pune hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Nikollaq Liçi, 62 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D., dhe A.Gj.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.
(m.k/BalkanWeb)