KORCE- Shërbimi i Komisariatit të Policisë Korçë finalizoi sot me sukses operacionin e koduar, “Fillimi i mbarë”, ku u bë e mundur kapja e një arsenali armësh në banesa të ndryshme.

Si rezultat u bë, identifikimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve : Almir Xhihalli, vjeç 26 banues në Belorta Korçë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua, (një) armë zjarri, pistolete, me një kreher të cilen e mbante pa leje. U arrestua Landi Xhaholli, vjeç, 45 , banues në Dishnicë Korçë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua dy armë zjarri, pushkë M.63, dy krehera me 13 fisheke, model 56, kal 7.62 mm dhe një armë gjahu, teke, kaliber 12 mm, të cilat I mbante pa leje .

Po ashtu u arrestua dhe Jani (Besim) Isa, vjeç 34, banues në Korçë të cilit ju gjet dhe sekuestrua, një armë zjarri automatik, M.56, një armë zjarri pistolete, e markes Golt dhe tetë copë krehera me nga 30 copë fisheke M.56, kal.7.62 mm, në total 240 copë fisheke, të cilat i mbante pa leje. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale.

Materialet do t’i kalojne Prokurorise pranë Gjykates së Shkalles së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: