GJERMANI

Policia Federale e Gjermanisë ka sekuestruar 83 kg drogë pranë kufirit me Holandën, sasi kjo që ishte futur në 52 kuti lego. Vlera e saj përllogaritet në 800 mijë euro, ose 1.2 milionë dollarë.

Siç raportojnë mediat vendase, dyshohet se droga është sekuestruar me 10 prill. Në këtë operacion janë arrestuar dy femra.

Dy femrat, të moshës 22 dhe 24 vjeç, u kapën më 10 prill. Ato kishin me vete 51 kilogramë ekstazë dhe rreth 32 kilogramë amfetaminë të fshehura në 52 kuti, shkruan “Straitstimes”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb