Vijojnë operacionet e DVP Korçë për goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Strukturat e hetimit finalizuan një tjetër rast, ku në pranga ra një  shtetas. Mësohet se shtetasi Z.B është kapur në afërsi të fshatit Drithas në Maliq, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Dyshohet se i arrestuari i ka marrë emigrantët afër Kapshticës dhe ka tentuar t’i çojë drejt Tiranës në këmbim të shumave monetare.

Nga policia u sekuestrua automjeti tip Audi me të cilin Z.B. bënte transportimin e emigrantëve, po ashtu dhe disa telefona dhe një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: