Policia italiane në Brindisi ka arrestuar një shqiptar, 37 vjeç, banues në këtë qytet, të akuzuar për transport droge.
Gjatë kontrollit të mjetit, të kryer nga operatorët e Seksionit të Policisë Rrugore të Brindisit dhe Detashmentit të Policisë Rrugore Fasano, në PS ish SS16, dolën rrethana të dyshimta të cilat kërkuan hetime të mëtejshme nga efektivët.
Pas kontrolleve të kujdesshme, brenda bagazhit, e fshehur në një zgavër, u gjet një pako me 1 kg 142 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Njësitë e qenve të Policisë Kufitare të Brindisit kanë ndërhyrë në vendngjarje për të ndihmuar.
Shtetasi i huaj, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, u arrestua dhe u cua në burgun e Brindisit. Po vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e saktë të origjinës dhe destinacionit të lëndës së sekuestruar.