ELBASAN – 12.5 ton lëndë minerale krom janë sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Drejtuesi i mjetit tij  tip “Benz” kamion me targa AA 995 LE, Bledar Malo, 31-vjeç, u arrestua pasi lënda minerale që transportonte ishte me faturë shoqërimi të flasifikuar.

Ndërsa administratori i firmës B.O. 28 vjeç është proceduar penalisht për lëshimin e faturës së shoqërimit. Sipas policisë dyshohet se minerali është marrë nga galeria e minierës në fshatin Katjel Prrenjas, për të cilin nuk lejohet nxjerrja e kromit pasi është e mbyllur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Galeria e mbyllur” u procedua penalisht edhe 58-vjeçari SH.M. pasi dyshohet të ketë ndihmuar Malon në marrjen e  faturës së shoqërimit nga Administratori i firmës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: