Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze teksa transportonte 2.3 kg kokainë me automjetin e tij.

21-vjeçari shqiptar që donte të shkonte në Nante me makinë, u kontrollua nga dogana në kabinën veriore të pagesës në Toulouse. Ai kishte 2.3 kg kokainë të fshehur në një pjesë të mjetit.

Doganierët Frouzins u pozicionuan në kabinën veriore të tarifave të Toulouse, në autostradën A 62, drejt Bordo në orën 01.00 të natës. Ata kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Peugetot 508” duke çuar në zbulimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e të riut nga Shqipëria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: