GREQI

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një 32 vjeçar shqiptar. Ai u kap me 50 kg hashash. Fillimisht shqiptari u ndalua për kontroll dhe më pas u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike e ndarë në 32 pako.


 


Pas arrestimit 32-vjeçari do të paraqitet në Prokurorinë e Kilkis për t’u njohur me akuzat që rendojnë ndaj tij. Ndërkohë policia greke vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku dyshohet se në të janë të përfshirë edhe persona të tjerë.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: