TIRANË

Drejtësia  britanike ka dënuar me 12 vite burg një emigrant shqiptar, i cili në shtatorin e vitit të kaluar u arrestua me 9.5 kg kokainë të pastër.

Siç raportojnë mediat lokale, i dënuari është Suad Sufaj, ndërsa pasi të kryejë dënimin do të dëbohet menjëherë nga toka angleze. Shqiptari, tashmë i burgosur u arrestua vitin e kaluar në veri të Londrës dhe në makinë iu gjet një 1 kg kokainë e pastër, element ky që shtoi dyshimet tek autoritete.

Sh
Sh

Pas kësaj, vijuan kontrollet edhe në shtëpinë ku jetonte i riu dhe prej aty u sekuestrua edhe pjesa tjetër të drogës. Nga përllogaritjet paraprake, mediat shkruajnë se nëse droga do të shitej në treg do kapte shumën prej 1 milion sterlina.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb