Një 36-vjeçar nga Pojani i Maliqit në Korçë ka rënë në pranga nga policia.

Sipas komunikatës, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: