Një i ri me kombësi shqiptare është arrestuar në Rimini të Italisë, në lidhje me sekuestrimin e mbi 1 kg kokainë.

I arrestuari kishte përfunduar në hetimet e karabinierëve, të cilët në përfundim të aktiviteteve hetimore kryen kontroll fillimisht në banesën e tij, më pas në garazh.

Pikërisht në vendin e fundit u gjetën 7 pako kokainë dhe një çantë shpine që përmbante një sasi tjetër të së njëjtës lëndë narkotike, mbi 1 kg. Hetimet janë kryer edhe me repartin e qenve të Policisë Vendore.

I riu, i akuzuar për trafik droge dhe i mbrojtur nga avokati Massimiliano Orrù, ndodhet tani në burgun Casetti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: