Një operacion antidrogë i karabinierëve çoi në arrestimin e një 41-vjeçari shqiptar në Arzignano të Italisë, të cilit iu gjetën gjithsej 1.5 kg marijuanë.
Gjatë aktivitetit të kontrollit, policia vendase ka urdhëruar të ndalojë një makinë, drejtuesi i së cilës ka shfaqur menjëherë në shqetësim të madh, duke shfaqur shenja të qarta nervozizmi dhe tensioni që kanë ngjallur dyshimin e patrullës.
Më pas ka ndërhyrë policia dhe ka bërë kontroll të imtësishëm të shoferit dhe makinës së tij. Poshtë sediljeve të pasme është gjetur një pako me 500 gram marijuanë.
Kontrolli vazhdoi në shtëpinë e shqiptarit. Aty policia gjeti edhe 1 kg marijuanë dhe materiale të ndryshme për ndarjen dhe paketimin e drogës. Ndaj ai u arrestua menjëherë për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafiku.