Një shtetas shqiptar është arrestuar në Narbonne të Francës, teksa ndodhej në kamionin e dërgesës së kompanisë që e ka të punësuar që nga viti 2023, duke transportuar një ngarkesë prej 3 kg 275 gram kokainë dhe mbi 1 kg marijuanë.

Shqiptari refuzoi të dorëzonte kriptolienët (qasja në internet që lejon aksesin në financimin e transportit dhe mallrave).
I martuar me një grua shqiptare dhe baba i një fëmije 5 muajsh, mbajtës i një leje qëndrimi të skaduar në Francë dhe që është objekt i një ankimimi shtesë, ai do të kishte ndërmend të bashkohej me familjen e tij që është në vendin e tij të origjinës.

I dyshuari do të përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg për faktin se është përsëritës. Prokuroria publike kërkoi që ai të mbahet në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb