Policia italiane arrestoi në Torino një shtetas shqiptar 45-vjeçar, i cili mbante rreth 7.3 kilogramë kokainë, të destinuara për t’u shitur në kryeqytetin piemontez.
Hetuesit e Skuadrës Fluturuese identifikuan një banesë në dispozicion të 45-vjeçarit, i dënuar për krime të ngjashme. Gjatë një aksioni, policia e vërejti të dyshuarin duke mbërritur me një makinë dhe duke hyrë në ndërtesë, për t’u larguar disa orë më vonë.
Ai u ndalua menjëherë dhe u kontrollua. Policia i gjeti 340 gramë kokainë dhe dy çelësa, njëri prej të cilëve hapi banesën në katin e parë. Brenda ndërtesës, e fshehur në tavanin e rremë të dollapit të dhomës së gjumit, policia gjeti 6 blloqe kokainë, me peshë 6.7 kg, dy pako me gjithsej 320 gramë të tjera kokainë dhe materiale të ndryshme të dobishme për paketimin e substancës.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 4200 euro, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës.