VLORE – Një tjetër breshkë detare ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Breshka ka qenë e përmasave të mëdha dhe është kapur në afërsi të gadishullit të Karaburunit. Sipas specialistëve ajo është e llojit “Karetta-Karetta”, mjaft e përhapur në detin Adriatik dhe atë Jon dhe një gjallesë globalisht e rrezikuar.

Një prej pedagogëve të biologjisë në Vlorë, Idriz Haxhiu, që sëbashku me një grup studentësh kanë bërë dhe lëshimin e breshkës në det, shprehet se të gjithë duhet të sensibilizohen për mbrojtjen e këtyre gjallesava.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: