Kapet në Kapshticë një shtetase italiane me një sasi lëndë të dyshuar narkotike.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se kjo shtetase po udhëtonte nga vendi tonë në drejtim të shtetit grek familjarisht.

Rreth 300 gram është sasia që është zbuluar nga policia e doganës, ndërkohë që vetë shtetasja italiane ka deklaruar paraprakisht që e kishte për përdorim personal.

Policia ndërkohë ka ndaluar këtë shtetase e cila udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët, teksa po kryhen të gjitha procedurat hetimore./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: