Në kuadër të aktiviteteve për forcimin e sigurisë së pikave kufitare dhe luftimin e krimit ndërkufitar, oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi sekuestruan një automjet luksoz për të cilin është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Në pikën kufitare Bozhaj (Hani Hotit) me hyrjen në Mal të Zi, policia ka kontrolluar drejtuesin R. A, 43 vjeç, shtetas shqiptar, i cili drejtonte automjetin “Mercedes-Benz”, tip AMG, seria A45S, me targa rumune.

Nga kontrolli i të dhënave elektronike të policisë rezultoi se për këtë automjet ishte nisur një kërkim ndërkombëtar në shkurt të këtij viti nga NCB e Interpolit nga Italia.

Me urdhër të prokurorit kompetent, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Podgoricë kanë marrë deklaratë nga R. A për rrethanat e ngjarjes, ndërsa automjeti është sekuestruar përkohësisht për këqyrje dhe përpunim të mëtejshëm.

Policia vijon intensivisht luftimin e të gjitha formave të krimit ndërkufitar, me fokus të veçantë zbulimin dhe sekuestrimin e automjeteve në kërkim ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb