Kapen rreth 1,45 tonë kokainë nga autoritetet portuare të Nju-Jorkut, një sasi rekord prej 25 vitesh, njoftuan dje autoritetet amerikane, që e shohin këtë si një shenjë të rikthimit në modë të pluhurit të bardhë.

Kjo sasi, me një vlerë prej 77 milionë dollarësh, u zbulua më 28 shkurt, e depozituar nëpër pako brenda një kontenieri në portin e Nju-Jorkut.

“Sipas hetuesve, trafikantët kanë hapur me forcë kontenierin duke fshehur lëndën narkotike në një ngarkesë të autorizuar, që ishte nisur nga porti kolumbian i Buenaventuras”, njoftoi një burim pranë kësaj dosje.

“Kjo është kapja më e madhe e kokainës e bërë në portin e Nju Jorkut që prej vitit 1994, kur u kapën 2,7 tonë pluhur të bardhë”, deklaroi DEA, agjencia amerikane e luftës kundër lëndëve narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: