FRANCE-Redoine Faid, njeriu më i kërkuar në Francë, në arrati prej më shumë se 3 muajsh, pas arratisjes spektakolare me helikopter nga burgu i Reau, është kapur mbrëmjen e djeshme në një apartament të Oise, jo larg nga Parisi.

Burri, 46-vjeç, i dënuar shpesh herë për rrëmbime dhe vjedhje, ishte ndër të tjera me vëllain dhe dy nipërit, të ndaluar edhe ata.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb