Një i arratisur i quajtur “përdhunuesi me erë të keqe të gojës” është arrestuar në zonën e Gjirit të San Francisos, më shumë se 16 vjet pasi ai u arratis pas dënimit të tij për sulm seksual ndaj një kolege në Massachusetts.
Tuen Kit Lee u shpall fajtor në një gjyq të vitit 2007 për rrëmbimin dhe përdhunimin e gruas së re në shtëpinë e saj në Quincy, në jug të Bostonit, tha në një deklaratë të martën Shërbimi i Marshallëve të SHBA.
Ai ishte arratisur para se të dënohej, transmeton Telegrafi. Zyrtarët e mbajtën të hapur rastin, dhe fotografia e Lee u shfaq disa herë në televizionin “America’s Most Wanted”.
Pasi u shfaqën imazhet në mediat sociale të një njeriu që besohet se ishte Lee, hetuesit ishin në gjendje ta gjurmonin atë në kontenë Contra Costa të Kalifornisë.