TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e një sërë vjedhjeve në Tiranë, 4 prej tyre të dokumentuara. Gjatë arrestimi i janë gjetur në banesë edhe disa prej sendeve të vjedhura.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Egnatia”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin: G. T., 39 vjeç, banues në Tiranë.


Specialistët për Hetimin e Krimit, bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentiin me prova ligjore të 4 rasteve të vjedhjes së banesave nga ky shtetas dhe konkretisht:


Më datë 06.11.2019, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit I. A.
Më datë 29.10.2019, në rrugën “Shaban Baxhaku”, ka vjedhur në banesën e shtetasit A. P.

Më datë 23.10.2019, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. Z.
Më datë 02.11.2019, në rrugën “Leandro Zoto”, ka vjedhur në banesën e shtetases Xh. Z.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: orë dore, dy varëse, dy çanta dore femrash, të vjedhura në banesa dhe pinca, kaçavidë, çekan e një çelës anglez, të cilat dyshohet se i përdorte për hapjen e banesave.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ‘”Vjedhja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb