Një 45-vjeçar nga Kavaja është arrestuar sot nga policia, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi E. M., i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë.


45-vjeçari është dënuar me 14 vite burg nga drejtësia italiane për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”.


Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”, të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Etiketa: