GJIROKASTER- Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një personi të shpallur në kërkim dhe konkretisht:

Xhezo Mahmutaj, vjeç 56, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Xhezo është vëllai i Gate Mahmutaj.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se: Ky ishte person i shpallur në kërkim pasi, më datën 19.06.2014, në kuadër të operacionit antikanabis këtij shtetasi gjatë kontrollit në banesë në fshatin Lazarat ju gjetën municione luftarake, 68 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa, 495 rrënjë të dyshuara narkotike, 76.8 gram farë e dyshuar narkotike, një armë gjahu teke si dhe një thikë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimin i bimeve narkotike”, “Prodhim e shitje te narkotikeve “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: