TIRANE-Artisti Bujar Kapexhiu ka bërë publike projektin e tij pas takimit që zhvilloi me një grup artistësh në lidhje me problematikat e Teatrit Kombëtar, ku në fokus ishte ndërtimi i godinës së re. Në një prononcim për ‘News24’, Bujar Kapexhiu ka thënë se ai ka prezantuar para artistëve një projekt për ndërtimin e një godine të re ngjitur me ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Ai tha se teatrot ekzistues duhet të rikostruktohen dhe nuk duhet të shemben, pasi janë vlera historike për qytetin.

“Ky projekt u nis i improvizuar nga dëshira e madhe dua te shpreh një falënderim ndaj Ramës dhe Veliajt për kontributin e tyre për të ndërtuar një teatër të ri. Cështja është këto dy teatro duhet të shemben dhe të ndërtohet i ri apo këto duhet të rikostruktohen dhe të ndërtohet mes tyre një godinë e re?. Teatrot ekzistues duhet të rikostruktohen mendoj, pasi janë vlera historike për qytetin. Me rëndësi është që të ndërtojmë një teatër dhe ruajmë dy. Pra duhet të ndërtohet një godinë mes dy tetatrove ekzistues. Këtë iniciativë duhet ta bëjnë arkitektët të cilët ne i kemi mjaft të talentuar. Të ruhen dy godinat e teatrit dhe te lidhen me një godinë të tretë. Kullat të ndërtohen dhe nuk jam kundër tyre. Varet sa vend ka dhe sa tolerohet”- tha Kapexhiu, raporton BalkanWeb.

Sipas Bujar Kapexhiut, projekti danez për Teatrin është projekt i mirë, por jo për atë vend. Ai tha se duhet të ruhen vlerat historike.

“Projekti danez është modern, por jo për këtë vend. Ai mund të ndërtohet në një vend tjetër. Duhet të ruhen vlerat historike të godinave të vjetra. Një shembull është Banka e Shqipërisë që nuk u prish, por u rikostruktua. Pse duhet të prishim teatrin? Ne duhet t’i ruajmë dhe midis tyre të ndërtojmë gjëra të tjera që qëndrojnë shumë bukur”-tha artisti.
u7j6ymhn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb