Politikanët nëpër botë shpesh kritikohen për sjellje të pamatura, por kryeministri i Zelandës së Re tani është përfshirë në një situatë të palakmueshme, që përqendrohet te kapja e flokëve.

John Key, të mërkurën në mëngjes, ka kërkuar falje, pas akuzave të bëra nga një kameriere në Auckland se ai vazhdimisht e kishte kapur për flokësh, një sjellje kjo të cilën ajo e ka cilësuar ngacmim, shkruan “koha.net”.

Nëpërmjet një zëdhënësi, kryeministri ka kërkuar falje për kapjen për flokësh, duke thënë se “nuk e ka pasur për qëllim që ta bëjë atë të ndihet në siklet”, ndonëse nuk ka mohuar versionin e ngjarjes, të përshkruar nga kamerierja.

Duke folur për gazetarët në aeroportin e “Los Angelesit”, rrugës për në Turqi, Key e ka përsëritur kërkimin e faljes, duke thënë se nëpër kafene “bëhen lojëra dhe gjëra argëtuese”, ashtu si edhe shumë “mahi”.

Kapja për flokësh kishte ndodhur në këtë kontekst dhe ai i kishte kërkuar falje “kur e kuptova se ajo e mori si ofendim”. Key thotë se ai ia kishte dhënë verën dhe kishte kërkuar falje, derisa kamerierja i kishte thënë “në rregull, s’ka nevojë për drama”.

Kryeministri më vonë i kishte kërkuar falje dhe ia kishte dhuruar dy shishe me verë.
“Kryeministri nuk e ka pasur qëllimin të keq dhe nuk ka dashur që kamerierja të ndihet pakëndshëm. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar falje asaj”, shkruan në kumtesën e Zyrës së kryeministrit Key.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb