Një nga çerekfinalet më interesante të Botërorit padiskutim është Brazil-Belgjikë. ‘Seleçao’ mund të jetë pretendenti kryesor për ë fituar titullin por përballë do të ketë një ekip të mbushur plot me talente, që gjithashtu kërkon të kurorëzohet si më e mira në “Rusi 2018”.

840911948

Për këtë sfidë ka folur sot në konferencën për shtyp kapiteni i Belgjikës, Vincent Kompany: “Brazili është skuadra më e fortë në këtë Botëror, por në futboll ka gjithmonë një mënyrë për të mposhtur më të fortët.

Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën e lojës. Do të kemi të njëjtën filozofi. Do t’i shohim në sy dhe me kurajë, por gabimi më i madh që mund të bëjmë është të luajmë një kundër një ndaj tyre dhe jo si ekip i bashkuar. Brazili është më i fortë se ne, por nëse i mposhtim mund të fitojmë Botërorin,” – tha Kompany.

Më pas, qendërmbrojtësi shtoi: “Neymar është vetëm një nga futbollistët e mirë që ka Brazili. Janë të fortë në mbrojtje dhe në sulm, por ashtu si i druhemi atyre, mendoj se edhe ata druhen nga Belgjika.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb