NGA ZONJA VJOLLCA
- 800 gr mish pule
- 1 qepë në feta
- 1 lugë kafe xhinxhër e grirë
- ½ lëkurë portokalli
- Piper të zi + kripë
- kardamom
- 1 lugë kanellë pluhur
- 1 lugë hudhër pluhur
- 1 lugë gjellë salçë (koncentrat)
- 1 kokërr domate + 1 karroë (të dyja vec e vec në rende)
- 50 gr. Bajame
- 50 gr. Rrush i thatë2 kupa oris basmat (kokërr gjatë)
- Fillimisht në një tenxhere me fund të gjerë vendosim qepën të prerë në feta sw bashku me 4 lugë vaj ulliri. E kaurdisim mirë atë derisa të ajo të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë xhinxher të grirë në rende dhe pasi t’i kaurdisim mirë të dyja, shtojmë copat e pulës të larë dhe të tharë mirë. I trazojmë derisa mishi të skuqet pak dhe më pas shtojmë kripën plus lëkurë limoni ose portokalli + piper të zi + kardamom + kanellë + karafil. I trazojmë së bashku ndërkohë që pula skuqet, shtojmë 1 lugë salcë domate (koncentrat) + domaten e grirë në rende. Pasi të kenë kaluar 5 minuta duke zier pula me domaten dhe përbërësit e tjerë, shtojmë 1 litër ujë ose lëng pule. I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Ndërkohë vendosim një tigan tjetër në zjarr me pak vaj dhe aty skuqim bajamet e pastruara nga lëkura. I skuqim derisa ato të marrin ngjyrë dhe më pas i largojmë duke i vendosur në një letër kuzhine. Po në atë vaj skuqim dhe rrushin e thatë derisa dhe rrushi të skuqet..
- Ndërkohë largojmë mishin nga tenxherja dhe e vendosim në tavë, ku më pas e vendosim në furrë në tepsi 200gradë vetëm për 10 minuta.
- Në tenxhere pasi kemi larguar mishin shtojmë 1 e ½ kup oriz basmat (kokërr gjaë) e lëmë të ziejë për 15 minuta dhe e servirim në një pjatë, ku vendosim fillimish bajame dhe stafidhe të pjekura.
(E mbulojmë tenxheren me picetë pastaj i vëmë kapakun)
(d.b/Vila24/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb