KAPSHTICE

18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar sot nga policia kufitare në Kapshticë.

Burime  për “BalkanWeb” bëjnë me dije se emigrantët janë ndaluar në brendësi të tokës shqiptare në afërsi të fshatit Trestenik. Mësohet se mes emigrantëve kishte edhe gra dhe fëmijë, të cilët i përkasin nështetësisë irakiene.

Ndërkohë që pritet që pas  intervistimit ata të dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.

Kampi është i ndarë në gjashtë godina dhe secila prej tyre është e ndarë në 5-6 dhoma.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb