KAPSHTICE- Një 24-vjeçar nga Lezha i akuzuar për rrëmbim personi, është ndaluar ditën e sotme nga policia e Korçës. Shtetasi Gjok Gjinaj, banues në fshatin Bllanë, rrethi Lezhë, është ndaluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës, pasi gjatë kontrollit në doganë ka rezultuar ishte person në kërkim.

Gjinaj u kthye deportiv nga Policia Greke, sepse Gjykata e Rrethit Lezhë, me vendim të datës 09.02.2015, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng personi në rrethana lehtësuese, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 109, 25 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: