Trajneri i Karabagut, Gurban Gurbanov, i druhet përballjes me Partizanin. Kampionët e Azerbajxhanit janë ndeshur dhe në të shkuarën me Kukësin, ndërsa tekniku azer i konsideron ekipet shqiptare të disiplinuara dhe Partizanin një kundërshtar shumë të vështirë.

“Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë. Ekipet shqiptare janë shumë të disiplinuara. Ajo skuadër ka një trajner të ri dhe do të jetë një rival me të cilin nuk jemi ndeshur më pare. Ndoshta mund të bëjnë edhe transferime të reja. Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm,” theksoi Gurbanov.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb