Gurban Gurbanov i druhet Partizanit, pasi për trajnerin e Karabagut, përveç njohurive minimale që kishte për të kuqtë, vështirësi të madhe ka sjellë edhe ndryshimi i trajnerit dhe i disa elementëve të skuadrës. Gjithsesi, azerët duan suksesin ndaj 16 herë kampionëve të vendit, pavarësisht se në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, Gurbanov thekson se skuadrat kanë shanse të barabarta.

Partizani
“E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin”.

Karabagu favorit?
“Nuk e ndjejmë veten favorit ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta” .

Fitore në ndeshjen e parë?
“Sigurisht që do donim të fitonim, por edhe një barazim do ishte mirë për ne. Edhe nëse mbajmë portën pa pësuar, do na bënte mirë”.

Partizani apo Kukësi?
Nuk mund të jap një përgjigje të saktë, sepse Partizanin nuk e kam parë akoma në një ndeshje direkt. Do jap përshtypjet pas ndeshjes së parë.

Temperaturat apo Partizani?
“Sigurisht që është shumë vapë, por nesër na duhet disiplinë dhe ta harrojmë të nxehtin.

Ndryshimet te Partizani
“Fakti që kanë bërë ndryshime, mund të jetë dhe surprizë për ne”.

Karabagu pa Agollin
“Ansi nuk u largua thjesht nga një ekip, por nga një familje. E ndjejmë shumë mungesën e Ansit, si një pjestar të familjes, jo thjesht si një lojtar”.

Eleminimi, do ishte dështim?
“Sigurisht që është një humbje për çdo ekip nëse eliminohet në raundin e parë. Edhe nëse humbim, do ecim përpara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb