Kryeministri Edi Rama njofton sot se aksioni kundër informalitetit ka ndëshkuar një tjetër subjekt abuziv.

Sipas kryeministrit, depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësisht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit.

Në videon e publikuar nga Rama në “Facebook”, thuhet se kompania është gjobitur me një shumë të majme prej 350 mijë euro.

Më tej, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcizë.

“STOPINFORMALITETIT✋ Porto Romano, Durrës – Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore? Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve”, shkruan Rama.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb