ITALI- Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Firence me kryetarin e Bashkisë Dario Nardella.
Ka qenë një motiv i fortë që ka bashkuar presidentin Meta me të parin e Firences dhe pikërisht Kardinali shqiptar Ernest Troshani.
“Sot në Firence me kryetarin e Bashkisë, Dario Nardella, për meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit tonë Ernest Simoni Troshani”, shkruan Meta duke postuar edhe një foto me kryetarin e Bashkisë së Firences.
Më pas Kreu i Shtetit ka publikuar një foto me vetë kardinalin. “I lumtur të marr pjesë sot në meshën për gjithë shenjtorët organizuar nga Kryeipeshkvi i Firencës Betori për nder të 90-vjetorit të Kardinalit tonë të dashur Troshani”, shkruan ai.
(m.k/BalkanWeb)