Karikaturistët arabë i janë kundërpërgjigjur kolegëve të tyre francezë të “Charlie Hebdo” me punimet e fundit satirike, duke vënë në pikëpyetje kuptimin e fjalës së lirë në Perëndim si dhe duke sulmuar Izraelin dhe standardet e dyfishta që aplikohen ndaj myslimanëve.


Karikaturistët më të shquar të Lindjes së Mesme i dënuan vrasjet e javës së kaluar në Paris, por botimi i revistës franceze me imazhet e Profetit Muhamed u kritikua edhe nga disa prej vendeve, që i dënuan vrasjet, si Maroku, Algjeria, Tunizia, Turqia.


(ar.sh/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb